Donte të zhvaste dhe kërcënonte të dashurin e ishit, pranga shqiptarit në Itali

schedule15:35 - 4 Korrik, 2021

schedule 15:35 - 4 Korrik, 2021

Policia italiane ka vënë në pranga një 19 vjeçar, i cili së bashku me një bashkëmoshatar nga Tunizia akuzohen për zhvatjen dhe kërcënimin e një italiani.

Shqiptari përmes mesazheve kërcënonte një italian se do ta vriste me qëllim marrjen e 500 eurove.

Sipas mediave italiane, preteksti për këtë kërkesë ishte fundi i marrëdhënies së shqiptarit me një vajzë, e cila atëherë ishte e lidhur me viktimën e kërcënimeve. Kërkesat në internet u bënë më reale pasi disa dirë më parë, viktima e kërcënimeve, shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij ishin takuar aksidentalisht në një klub në Busto Arsizio.

Ndërkohë policia ka bërë të mundur pikasjen dhe parandalimin e kësaj ngjarje duke bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale shqiptarit i është gjetur dhe sekuestruar një thikë kuzhine me vete. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!