S’e lejoi hajdutin të arratisej, probleme me drejtësinë për romanistin

schedule14:57 - 4 Korrik, 2021

schedule 14:57 - 4 Korrik, 2021

Probleme me drejtësinë për Stephan El Shaarawy. La Stampa raporton se sulmuesi i Romës po hetohet për rrahjen e një personi që kishte tentuar t’i vidhte makinën.

Ky i fundit ka denoncuar 28-vjeçarin verdhekuq për veprimin e kryer. “Ishte një akt për shkak të regjistrimit të kallëzimit të krimit. Klienti im do të dëgjohet nga gjyqtari dhe do të japë versionin e tij të fakteve.

Jam i bindur që gjithçka do të zgjidhet në mënyrën më të mirë“, shprehet avokati i lojtarit ofensiv. Ngjarja pretendohet se ka ndodhur më 12 shkurt. El Shaarawy ka ndihmuar në arrestimin e hajdutit.

Teksa po shkonte drejt makinës së tij Lamborghini, të parkuar në rrugën “Sudafrica”, futbollisti pa një hajdut teksa thyente xhamin në krahun e pasagjerit prapa mjetit luksoz.

Hajduti 35-vjeçar e kuptoi se ishte vënë re nga sulmuesi italian dhe u përpoq të arratisej. El Shaarawy e ndoqi këmba-këmbës, teksa hajduti u kap nga dy policë civilë që ishin aty pranë. Sigurisht që veprimi i futbollistit i ndihmoi ata ta ndalonin keqbërësin.

Një vit e katër muaj u dënua keqbërësi, i cili më pas paraqiti një denoncim ndaj “Faraonit” për dhunë fizike. Ai plotësoi një raport mjekësor dhe pretendon se nga dhuna kapër thyer brinjën dhe njërën këmbë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!