Real Madrid kishte tetë lojtarë në Euro 2020, por që nga mbrëmja e djeshme mund të themi zyrtarisht se nuk kemi asnjë madrilen në kompeticion.
Humbja e Belgjikës ndaj Italisë solli lamtumirën e Thibaut Courtois dhe Eden Hazard. Para kësaj dysheje, shumica e madrilenëve qenë eliminuar që në raundin e 1/8-ave.
Karim Benzema dhe Raphael Varane me Francën ishin befasia e madhe. Alaba me Austrinë dhe Luka Modric me Kroacinë gjithashtu u përshëndetën me Europianin. Toni Kroos dhe Gareth Bale ishin dy madrilenët e tjerë që qenë eliminuar. /abcnews.al