Junior Firpo nuk ia doli të mposhtë cilësitë e Jordi Albës dhe te Barcelona mbeti një opsion i dytë për trajnerët Setien e Koeman. Spanjolli kërkon një klub ku të ketë minuta të vazhdueshme dhe do largohet për të firmosur me Leeds United.
Mundo Deportivo raporton se gjithçka mund të mbyllet brenda 48 orëve. Ditën e sotme Firpo do i nënshtrohet vizitave mjekësore te Leeds United për të firmosur më pas kontratë për 4 vite me klubin e Marcelo Bielsas, që sezonin e ri pretendon kualifikimin në Europa League.
Marrëveshja mes klubeve është arritur për 15 milionë euro. Kështu, Barcelona arketon para të rëndësishme në kohë krize dhe gjen financa për investime të reja. Firpo pati ardhur para dy vitesh te Barcelona nga Real Betis për 18 milionë euro. /abcnews.al