Sergio Ramos dhe Gigio Donnarumma pritet të zyrtarizohen te PSG, klub që po tenton të bëjë goditje të mëdha duke shfrytëzuar edhe situatën ekonomike të shumë klubeve të mëdha.
Le #PSG tente déjà un gros coup, que ce soit Pogba, Ronaldo ou Messi qui n'a pas encore prolongé officiellement malgré son accord de principe. https://t.co/sxqCFpYY2R
— Santi Aouna (@Santi_J_FM) July 2, 2021
“Footmercato” raporton se PSG po përgatit një tjetër goditje të madhe dhe përmend tre emra të mëdhenj, njëri prej të cilëve është i lirë.
Bëhet fjalë për Leo Messin, i cili edhe më parë është lakuar si një objektiv për francezët. Cristiano Ronaldo është emri tjetër.
Portugezi ka edhe një vit kontratë te Juventusi, sikurse edhe Paul Pogba që gjithashtu thuhet se PSG po tenton ta transferojë këtë verë. /abcnews.al