Problemet me plazhet, Klosi: Situatë që ka ndodhur gjithmonë, aplikim të ri dy ditët në vijim

schedule15:52 - 2 Korrik, 2021

schedule 15:52 - 2 Korrik, 2021

Pavarësisht se për shezlongët këtë sezon u vranë katër persona dhe për to po debatohet çdo ditë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi thotë se me plazhet probleme ka pasur gjithnjë.

Është një situatë e cila ka ndodhur gjithmonë në këtë periudhë por që padyshim do të duhet të sqarojmë përsa i përket këtij viti. Procesi zgjedhur nuk na lejonte që ta hapnim procesin e aplikimit të parcelave dhe ajo u hap vetëm mbas 25 prillit. Kemi të realizuar në këtë proces në shkallë të madhe”, ka thënë Klosi.

Aplikimet për stacionet e plazheve do të hapen sërish dy ditët në vijim.

Ne do na duhet ta mbyllim këtë punë në 3, 4 ditë përsa i përket gjithë problematikave që kemi të evidentuara për parcelat e aplikuara, të kemi një aplikim të ri në dy ditët që do të vijnë dhe të kemi një nxitje tashmë nga vet strukturat tona qoftë qendrore qoftë lokale për t’u kërkuar këtyre poseduesve të plazhit aplikim urgjent dhe të kemi një mundësi që të veprojmë shpejt”, ka thënë ndër të tjera ministri.

Nga Durrësi ku takoi  përfaqësues të bizneseve  që operojnë në fushën e turizmit  ministri Klosi premtoi  koordinim të institucioneve për të zgjidhur problemet në terren. /abcnews.al