Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria, destinacion trend për pushime/ The Independent: Plazhe të mrekullueshme, me çmime ekonomike

schedule14:07 - 10 Qershor, 2026

schedule 14:07 - 10 Qershor, 2026

Shqipëria është transformuar në një prej destinacioneve më trend për të pushuar gjatë kësaj vere. Media prestigjioze britanike Indipendent i ka kushtuar një shkrim të gjatë mundësive turistike të vendit tonë.
Dikur i konsideruar si një nga sekretet më të ruajtura të Evropës , vendi ballkanik është bërë shpejt një destinacion në trend, duke ofruar një rivierë me uj të kristaltë dhe qyteteve të qeta me plazhe që krahasohen me vendet siGreqia apo Kroacia , por pa çmime të larta.

Sipas medias britanike një paketë për shtatë ditë mund të gjendet duke filluar nga pak mbi 169 paund për person. The independent rekomandon Rivierën Shqiptare, me destinacione të tilla si Ksamili, Saranda dhe Himara që janë të njohura për plazhet e tyre, hotelet me çmime të përballueshme dhe atmosferën relaksuese. Por ka edhe shumë më tepër për të eksploruar, nga fshatrat malorë dhe qytetet historike deri te qytetet e zhurmshme si Tirana.

Një paketë për shtatë ditë mund të gjendet duke filluar nga pak mbi 160 paund për person. E perditshmja britanike “Independent” nenvizon se edhe mediat sociale kanë luajtur një rol me peshë në popullaritetin në rritje të Shqipërisë.



“The Independent” shkruan se periudha më e lirë për të vizituar Shqipërinë eshte ne muajt Maj, Qershor dhe Shtator, për shkak të motit të ngrohtë, turmave më të vogla dhe çmimeve më të ulëta,
Ndërkohë , korriku dhe gushti janë muajt më të nxehtë dhe më të ngarkuar, veçanërisht përgjatë Rivierës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!