Në vendimin e gjykatës së Apelit ku kryesor ishte Shkëlqim Miri datë 7 qershor 2017, sipas prokurorisë, e cila bëri rekurs në gjykatën e Lartë, relatori i çështjes ka ndryshuar qëllimisht kualifikimin e veprës penale nga “vrasje me dashje” në “plagosje e rëndë”.
ABC News ka siguruar dosjen e plotë nga prokuroria e Apelit Tiranës, ku shpjegohet me hollësi ngjarja e 1997 ku mbeten të vrarë Gazmir Dedja dhe Asllan Gjoka nga ekzekutori Gentian Doda.
Por pavarësisht, rekursit në gjykatën e Burrelit dhe asaj të gjykatës së Apelit Tiranë, relatori i çështjes, i prangosur tashmë, Shkëlqim Miri me kërkesë të prokurorisë, ndryshoi kualifikimin, “nga vrasje me dashme” në “plagosje e rëndë”.
Një kopje origjinale të dëshmive të dhëna nga personat okular të ngjarjes së ndodhur në qendër të qytetit të Burrelit, e disponon edhe ABC Neës, ku pak çaste para ekzekutimit, viktima ishte thirrur në emër nga vrasësi.
“Me datë 27.10.1997 rreth orës 11.30 min viktima Gazmir Dedja
Gjatë bisedës Halit Dedja i ka thënë të vëllait se: “…një makinë e markës Benz me targa DR po vjen vërdallë dhe ki kujdes…’”. Pak çaste më vonë, në vendin e quajtur ‘Tuneli” në qendër të qytetit Burrel, Gentian Doda, së bashku me disa persona tëtjerë, në një distancë të afërt rreth 10 metra, i thërret viktimës dy herë: “O Gaz, o Gaz” dhe viktima sapo kthehet qëllohet me bresheri automatiku nga i dënuari Gentian Doda. Në ate ngjarje ishte plagosur dhe më pas ka gjetur vdekjen dhe Asllan Gjoka. Idënuari Gentian Doda pas kryerjes së krimit është larguar në thellësi të tunelit dhe pasi ka hipur në makinë është larguar në drejtim të stadiumit të qytetit Burrel”.
Në dosjen e arshivuar nga prokuroria, e cila ndodhet në Gjykatën e Lartë për të ankimuar vendimin e gjykatës së Apelit, janë regjistruar edhe fjalët fundit të viktimës, pasi ishte qëlluar.
Mbasi është qëlluar viktima, Gazmir Dedja ka thirrur: “Më vrane o Halit”. Menjëherë në vendngjarje shkon vëllai i viktimes Halit Dedja për t’i dhënë ndihmën e parë viktimës Gazmir Dedja, duke e dërguar menjëherë në spitalin e qytetit Burrel. Mbasi shkoi në spital viktima pas disa orësh dhe deri sa vdiq (pasi 2 dite ka jetuar) ishte në gjëndje të fliste për ngjarjen e ndodhur. Ngjarjen e ka treguar pjesëtarëve të familjes dhe njerëzve të afërm të tij.
Nisur nga këto prova, thekson prokuroria del qartë se qëllimi i Gentian Dodës ka qenë vrasja e viktimës dhe jo plagosja siç argumentoi gjykata.
Në fund të rekursit i dënuari me 8 vite burg nga Gjykata e Apelit, me veprimet e tij ka dëshiruar vdekjen e Gazmir Dedjas, por në vendngjarje ka mbetur i vrarë aksidentalisht edhe Asllan Gjoka, duke rënduar pozitat e atentatorit dhe duke kërkuar dënimin e tij me 20 vite burg, thotë organi i akuzës./abcnews.al
https://youtu.be/FrNCBrFDKxg