Në korrik do të shijojmë një ndeshje të veçantë. Me anë të një postimi në faqen zyrtare të Twitter, Barcelona ka lajmëruar zhvillimin e një miqësoreje me Real Madrid. Në fushë do të zbresin legjendat e dy klubeve më të mëdha spanjolle.
Takimi miqësor do të luhet më 20 korrik në Tel Aviv të Izraelit, në stadiumin “Bloomfield Stadium” (29 mijë tifozë). Klubi katalanas do të hapë në tokën izraelite gjatë muajit korrik një ekspozitë në lidhje me historinë e Barcelonës.
Tifozëve do u ofrohet një “udhëtim” në historinë e klubit me përvoja interaktive të tilla si shansi për të shijuar një ndeshje në “Camp Nou” duke përdorur teknologjitë më të fundit gjithëpërfshirëse.
? Barça Legends ? Real Madrid
? July 20
? Bloomfield Stadium, Tel Aviv— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 2, 2021
Ekspozita do të jetë e hapur deri në gusht dhe gjithçka do të mbyllet me “El Clasicon” me legjendat e “Los Blancos”. Shumë emra të njohur që kanë shkëlqyer me Barcelonën kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë duel.
Mes tyre janë emra si brazilianët Ronaldinho dhe Rivaldo, portugezi Deco, argjentinasi Javier Saviola apo edhe tulipani Ronald de Boer. /abcnews.al