Jens Petter Hauge ka përfunduar në merkato. Talenti norvegjez shfaqi cilësi pozitive në ato pak ndeshje që luajti me kuqezinjtë sezonin e kaluar.
Gjithsesi, konkurrenca në repartin ofensiv është e madhe dhe nënkampionët e Italisë kërkon të përfitojnë sa më shumë nga shitja e 21-vjeçarit viking.
?@DiMarzio: “There is a concrete request from #Bundesliga for Jens Petter #Hauge: #EintrachtFrankfurt has asked info about him. Milan would like to gain 10-15M with a permanent deal from the player.” pic.twitter.com/RdjHUL893m
— Milan Posts (@MilanPosts) July 1, 2021
Eintracht Frankfurt e pëlqen Hauge dhe ka kërkuar informacion nga Milani. Së shpejti do të vijë oferta e parë zyrtare e klubit të Bundesligas.
“Djalli” kërkon 10-15 milion euro për ta lënë të lirë dhe nuk preferon huazimin me të drejtë blerje, por shitjen e plotë të sulmuesit të majtë. /abcnews.al