Interesimi për Manuel Locatellin është i madh, por mesfushori e ka ndarë mendjen për të ardhmen. Juventusi e kërkon prej kohësh, teksa Sassuolo e le të lirë për shumën e 40 milion eurove.
Për 23-vjeçarin interesohen edhe Arsenali e Dortmund, por ai nuk dëshiron të largohet nga Serie A. Juventusi është dëshira e madhe, me Locatellin që preferon të luajë me bardhezinjtë.
Tani duhet arritur marrëveshja finale mes dy klubeve. “Zonja” është gati të përfshijë ndonjë nga lojtarët e rinj në operacionin e kalimit të mesfushorit të kombëtares në Torino. /abcnews.al