100 vjetori i Partisë Komuniste, Xi Jinping: Jemi superfuqi

schedule15:14 - 1 Korrik, 2021

schedule 15:14 - 1 Korrik, 2021

Në 100 vjetorin e partisë komuniste, presidenti Xi Jinping e ka cilësuar Kinën një vend ideal dhe një superfuqi që ka mundur varfërinë. Xi nuk harroi të paralajmëronte dhe të gjithë ata që pretendojnë se janë armiq.

“Një komb protagonist i një rilindjeje të pakthyeshme, që po e çon vendin drejt rolit të superfuqisë.” Është një Kinë ideale, që feston eleminimin e varfërisë dhe paralajmëron pjesën tjetër të botës. Është ky vendi që prezantoi presidenti Xi Jinping me rastin e 100 vjetorit të Partisë Komuniste Kineze.

Ai theksoi e populli kinez nuk do lejojë asnjë forcë të huaj që ta frikësojë, shtypë apo ta çojë në skllavëri. Ai premtoi se kushdo që do përpiqet të sulmojë do të përballet me gjakderdhje dhe me një mur të hekurt prej një miliard e 400 milion qytetarësh kinezë.

Që nga luftërat e opiumit deri tek kolonializmi perëndimor dhe pushtimi japonez, historia që tregon Xi Jinping është ajo e një vendi që partia komuniste kineze ka sjellë për një shekull pranë formimit planetar.

Mes sukseseve të përmendura nga presidenti, është dhe shkëputja nga varfëria e qindra miliona personave. I etur për lavdi, presidenti kinez sheh përtej, duke caktuar objektivat e 100 vjeçarit të ardhshëm: atë të lindjes së republikës popullore kineze që në 2049 do të shënojë afirmimin përfundimtar të vendit i fuqia socialiste e së ardhmes.

Ndërkohë në një letër të hapur, të përditshmet kryesore të Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës dhe Finlandës kanë denoncuar shtypjen kineze të pakënaqësisë në Hong Kong./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!