Bes Kallaku është gjithmonë në qendër të mediave rozë, pasi çdo deklaratë e tij kthehet menjëherë në lajm.
Para disa kohësh, u përfol se ai i kishte kërkuar mikut të tij të ngushtë, Olsi Bylyku të linte “Klanifornian” dhe të bëhej pjesë e spektaklit të humorit në ABC, “Kosherja”. Madje u tha se miqësia mes dy djemve ishte krisur paksa, pasi Olsi e refuzoi ofertën.
LEXO EDHE: “Nuk punoj për lekë”, Bes Kallaku tregon nëse “Portokallia” e kërkoi të rikthehej
I ftuar sot në “ABC e Mëngjesit”, Kallaku mohoi zërat, duke theksuar se secili ka zgjedhjet e veta në jetë.
“Secili ka zgjedhjet e veta në jetë dhe mund të marri atë që do. Të gjithë aktorët e ‘Kosheres’ në shtator janë në nivel të secilit prej aktorëve apo kolegëve të mi”, u shpreh Besi.l.k/abcnews.al