Joan Laporta ka durim dhe beson se në fund do ia dalë të rinovojë me Leo Messin. Kapiteni i Barcelonës ka dalë sot zyrtarisht lojtar i lirë, por presidenti është i bindur që zgjatja e bashkëpunimit do të ndodhë.
Palët po bisedojnë dhe dëshira është e përbashkët për të vazhduar shkrimin e faqeve të tjera fituese në historisë fantastike të yllit argjentinas me skuadrën spanjolle.
Barcelona president Joan Laporta to @ElTransistorOC: “We want Lionel Messi to stay and Leo wants to stay. Everything is on track – we have the issue of Financial Fair Play, we are in the process of finding the best solution for both parties”. ??? #FCB @ReshadRahman_
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 30, 2021
Në një prononcim për El Transistor, Laporta flet rreth situatës së lojtarit argjentinas, rinovimi i të cilit do të sillte çlirimin dhe gëzimin e tifozëve të shumtë të Barcelonës.
“Ne duam që Lionel Messi të qëndrojë, të njëjtën dëshirë ka edhe ai. Gjithçka është në rrugën e duhur, FPF (Fair Play Financiar) në kushtëzon, por jemi në proces të gjetjes së zgjidhjes më të mirë për të dy palët“, theksoi kreu i klubit katalanas. /abcnews.al

