Varianti Delta do të përbëjë 50% të rasteve në Gjermani

schedule08:27 - 1 Korrik, 2021

schedule 08:27 - 1 Korrik, 2021

Varianti Delta do të përbëjë 50% të rasteve në Gjermani, sipas institutit “ Robert Koch”. Sipas një raporti varianti aktualisht përbën 37% të rasteve.

Sidoqoftë, evolucioni dhe shpejtësia e përhapjes së variantit  e bëjnë të sigurt dominimin e tij, veçanërisht mbi variantin “Alpha” që aktualisht është dominues në Gjermani.

Ndërkohë, Gjermania do të rrisë koston e vaksinave anti-Covid në 3.9 miliardë euro në 2022, për të pasur vaksina të mjaftueshme për çdo banor dhe gjithashtu rezerva, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Span.

Span tha se një total prej 204 milion vaksinash do të shpërndahen, duke përfshirë rezervat për mbrojtjen nga variantet si dhe për vaksinat përforcuese. Pothuajse 85 miliardë vaksina do të prodhohen nga BioNTech / Pfizer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!