Një bombul gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në rrugën “Ali Kelmendi” në kryeqytet. Për pasojë kanë mbetur të plagosur nënë e bir Z. Sh dhe R. Sh.
Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Me datë 30.06.2021, rreth orës 20:00, në rrugën “Ali Kelmendi” ka plasur një bombul gazi në banesën e shtetases Z. Sh. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasit Z. Sh dhe R. Sh (nënë e bir) të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. m.v/abcnews.al