Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste të reja me koronavirus nga 1,933 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend kanë bërë të ditur po ashtu se në një ditë nuk ka pasur asnjë humbje jete.
Po ashtu, gjatë ditës së sotme janë regjistruar dhjetë të shëruar ndërsa numri total shkon në 105.325. Në total numri i rasteve aktive është 166. Ndërsa, në 24 orët e fundit janë bërë 6,975 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë bërë 170.098 doza. Kurse deri më sot të vaksinuar me dozën e dytë janë 37.057 qytetarë. /abcnews.al/


