U shërua dhe u lirua, si shpetoi burgut djaali i ish-zv.drejorit te policisë pasi i preu këmbën të resë në aksident
Gazetarja e ABC Xhensila Kodra deklaroi mbrëmë në “Log.”, se 19-vjeçari Jehon Breçani, autori i aksidentit të frikshëm në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë ku iu pre këmba një të reja, tashmë ndodhet në shtëpi.
Jehon Breçani është djali i ish-zv.drejtorit të Policisë, Erzen Breçani.
Lajmi bëri bujë mbrëmë në rrjetet sociale, ndërsa abcnews.al mëson detaje të reja në lidhje me këtë zhvillim të rendësishëm sa i përket zbatimit të ligjit në rastet e aksidenteve të ngjashme si ai 11 qershorit ku Xhesina Gega u përplas nga një “Benz” luksoz duke qendruar në trotuar, aksident gjatë të cilit humbi edhe këmbën.
Siç mëson abcnews.al, ndaj Jehon Breçanit u dha masa e sigurisë “arrest me burg” fill pas aksidentit të rëndë teksa ai ndodhej i shtruar në spitalin e Traumës duke patur disa probleme shëndetësore për shkak të përplasjes së fortë.
Lexo edhe: “Audi” fluturoi në ajër makinën e familjes Gushi, dëshmia e 22-vjeçarit: Çelësat ia mora babait
Ndërkohë që Breçani shërohej, gjykata e shkallës së parë ndërroi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” nisur nga gjendja shëndetësore e tij.
Fill pas kësaj, Breçani ka lënë krevatin në spitalin e Traumës, praktikisht qelinë ku duhej të dërgohej sipas masës së sigurisë së dhënë fillimisht, duke shkuar në shtëpi ne një masë sigurie më të lehtë.
Mbetet për t’u parë tashmë se cili do të jetë reagimi i prokurorisë në lidhje me masën e sigurisë që ka dhënë gjykata e shkallës së parë. Nëse prokuroria do të apelojë duke thënë se Breçani përbën rrezik dhe s’duhet të qendrojë në shtëpi, por në qeli, atëherë do të jetë gjykata e Apelit ajo që do të japë vendimin final ndaj tij. Nëse nuk apelohet, atëherë 19-vjeçari i shpëton përfundimisht burgut. /abcnews.al