Sherr në Dhërmi, i riu nxjerr armën dhe qëllon në lokal

schedule09:47 - 28 Qershor, 2021

schedule 09:47 - 28 Qershor, 2021

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në Drimadhes. Mësohet se në zonën e plazhit ka pasur një konflikti mes disa të rinjve.

Burimet bëjnë me dije se H.F, në gjendje të dehur ka shkuar në një lokale, ndërsa është konfliktuar fizikisht me kamarjerin dhe një person tjetër në këtë lokal pasi shkaktoi zhurmë.

Më pas 28-vjeçari ka marrë në makinën e tij një pistoletë sportive manovër dhe ka qëlluar në ajër, duke shkaktuar panik tek të pranishmit.

Sipas policisë H. F., 28 vjeç është konfliktuar me shtetasit D. D. dhe O. T. Ndërkohë 28-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia.

Kujtojmë se gjatë natës në zonën e plazhit në Drimdhe u regjistrua një tjetër ngjarje e rëndë, ku rreth orës 01:30 janë djegur 60 shezlonge të një biznesi që operonte në plazh. Kjo ngjarje vjen një ditë pas masakrës së ndodhur në Velipojë ku pas një konflikti mes biznesmenëve në plazh mbetën të vrarë 4 persona.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. F., 28 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Drimadhes,  gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë (sportive) pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T. /abcnews.al/