Protestuesit e dhunshëm kanë shkatërruar kamerat e sigurisë në objektet publike në qendër të Tiranës.
Ata kanë goditur sërish me fishekzjarre selinë e Partisë Socialiste.
Sheshi :Skënderbej” është qendra e përplasjeve momentalisht dhe i përfshirë nga gazi lotsjellës.
Gjatë hedhjes së lëndëve piroteknike, dy efektivë janë lënduar nga flakët në këmbë.
Protestuesit e maskuar nuk janë ndalur me kaq, ata kanë hedhur breshëri fishekzjarresh ndaj efektivëve të policisë./abcnews.al


