Mediat në Greqi kanë publikuar foton e parë e pilotit 32-vjeçar Babis Anagnostopulos nga burgu. Ai po mbahet pas hekurave pasi i mori jetën bashkëshortes së tij 20-vjeçare Caroline Crouch.
Fotoja e publikuar nga stacioni televiziv Star tregon pilotin pas telave me gjemba të Korydallos, në një nga oborret në krahun e 6-të të burgut .
Lexo edhe: Rrëqethëse, mjeku grek: Carolina u mbyt në gjumë, piloti i mori jetën për 5 minuta…
Me sa duket, ai ishte duke qëndruar në hije, pranë një tavoline. Ndërsa, veshur mbante një palë pantallona të shkurtra blu dhe një bluzë gri. Duart i kishte të vendosura në bel dhe flet me një të burgosur tjetër që rri përballë tij në një stol.
Në orët e fundit ai ka filluar të flasë me një të burgosur tjetër që akuzohet për trafikim droge, sipas raportimeve. Anagnostopulos është duke u mbajtur në burgun e Korydallos ndërsa ndodhet në proces gjyqi pasi rrëfeu vrasjen e së shoqes. /abcnews.al/