Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në një deklaratë për mediat, ka shprehur sërish shqetësimin për praninë e variantit Delta në vend.
Në konferencën për shtyp të mbajtur pas përfundimit të Samitit të BE, Mitsotaki foli edhe për kërkesën e bërë nga kancelarja gjermane Anglea Merkel sa i përket kufizimeve për udhëtarët që vijnë nga vende jashtë bllokut.
Ai përsëriti se Greqi pranon turistë të cilët janë vaksinuar me Sputnik-V, bazuar në rregullat evropiane.
Kurse, sa i përket përhapjes së variantit Delta në Greqi, kryeministri i vendit tha se vlerësohet se deri në fund të gushtit ky mutacion i virusit mund të prevalojë në vend.
Ai theksoi se të gjithë duhet të vaksinohen, ndërsa u bëri thirrje të moshuarve që të jenë vigjilentë.
“Sa i përket mutacionit të tipit Delta, në ndërhyrjen time, unë argumentova se nuk duhet të shkojmë te logjika e kufizimeve të reja, por përkundrazi të shpejtojmë vaksinimet. Unë e thashë dje se ata që janë vaksinuar janë të mbrojtur, ata që nuk janë vaksinuar janë në rrezik. Ne gjithashtu duhet t’u bëjmë thirrje në vendin tonë edhe të rinjve edhe të moshuarve që të nxitojnë të vaksinohen.” s.b/abcnews.al/