Ka mbetur vetëm firma: Teuta “pazar” te Kukësi, përforcon mbrojtjen

schedule14:38 - 25 Qershor, 2021

schedule 14:38 - 25 Qershor, 2021

Teuta bën një tjetër lëvizje, sërish në mbrojtje. Kampionët kanë arritur marrëveshjen me mbrojtësin Blerim Kotobelli dhe vetëm firma ka mbetur për t’u hedhur, sikurse raporton newsport.al.

Kotobelli ishte pjesë e Kukësit dy sezonet e fundit, ndërkohë që doli si lojtar i lirë dhe vendosi të pranojë rikthimin te Teuta.

 

Mbrojtësi, i cili për herë të parë ka luajtur në Superiore me Tiranën, ka spikatur pikërisht te durrsakët, në periudhë 2014-2017, para se të kalonte te Partizani e më pas te Flamurtari e Kukësi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!