Sanksionet amerikane ndaj Iranit hyjnë në fuqi

schedule11:07 - 5 Nëntor, 2018

schedule 11:07 - 5 Nëntor, 2018

Kanë hyrë në fuqi sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit. Presidenti Trump i konsideron ato si më të ashpërat të vendosura ndonjëherë. Ndërsa sekretari i shtetit tha se Uashingtoni do të përjashtojë disa vende nga këto sanksione pasi kanë reduktuar importimin e naftës nga Irani.

Në mesnatë ka hyrë në fuqi raundi i ri i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit. “Janë më të ashpërat që vendi ynë ka vendosur ndonjëherë, të shohim se çfarë do të ndodhë”. Kështu i ka komentuar presidenti amerikan Donald Trump. Sekretari i shtetit Mike Pompeo, ka shpjeguar se SHBA-të parashikojnë të përjashtojnë në mënyrë të përkohshme nga këto masa ndëshkuese, për 6 muaj, 8 vende që në kohët e fundit kanë punuar për të reduktuar në zero importimet e naftës nga Teherani. “Ekziston një numër vendesh që kanë reduktuar në mënyrë domethënëse importimet e naftës së papërpunuar dhe kanë nevojë për pak më shumë kohë për të arritur kuotën zero, dhe ne do t’u japim kohë”, shjegoi Pompeo pa treguar se për cilat vende bëhet fjalë. Shefi i diplomacisë amerikane ka përjashtuar që administrate Trump të zgjasë këto përjashtime për më shumë se 6 muaj.

Ndërkohë, Irani zbriti në shesh kundër Trump. Flamujt me vija të kuqe dhe yje janë djegur nën thërritjet: “vdekje Amerikës”. Gjithashtu pati edhe imazhe tallëse të kreut të Shtëpisë së Bardhë. “Kombi Iranian do t’i tregojë zotërisë Trump se është shumë i vogël për ta gjunjëzuar Iranin”, u shpreh kreu i parlamentit Larijani. Ndërsa presidenti Hassan Rouhani theksoi: “Qeveria nuk i frikësohet kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara”. “Irani mund të kalojë këtë luftë ekonomike dhe dështimi i projektit të sanksioneve është i pashmangshëm”, tha ministri i jashtëm Jafari ndërsa njoftoi se tashmë vendi është mësuar të prodhojë gjithçka në mungesë të importimeve. Ndërkohë, më herët edhe lideri supreme Ali Khamenei sulmoi Trump: “Presidenti amerikan ka konsumuar besueshmërin që qëndronte tek SHBA-të dhe në demokracinë liberale”, nënvizoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!