Eksperti i “Bitcoin” që kërkohej nga SHBA e Franca, lirohet nga akuzat në Paris

schedule20:22 - 24 Qershor, 2021

schedule 20:22 - 24 Qershor, 2021

Një vendim nga Gjykata e Apelit në Paris rrëzoi padinë kundër Alexander Vinik dhe vulosi pafajësinë e tij për shumicën dërrmuese të akuzave.

Alexander Vinnik, me nofkën “Z. Bitcoin”, një njeri me njohuri të jashtëzakonshme dhe të rrallë në fushën e teknologjisë Bitcoin dhe blockchain, u arrestua nga policia Greke 4 vjet më parë në Kalkidiki, pa e ditur pse, ndërsa ishte me pushime me familjen e tij.

Shumë shtete kanë kërkuar ekstradimin e tij: Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca. Që nga fillimi ishte e qartë se SHBA dhe Franca e donin atë për njohurinë e tij dhe akuzat ishin mënyra për ta “blerë” atë ose për ta “çaktivizuar”.

Sipas mediave, Greqia në vend që të shfrytëzonte njohuritë e tij super të vlefshme, e mbajti atë në mënyrë të paligjshme për 3 vjet, pa gjyq dhe pa ndëshkim, dhe pastaj e dorëzoi në mënyrë të paligjshme në Francë,

Sot, me vendimin e Gjykatës së Apelit në Paris, aktakuza u hoq përfundimisht, pas shumë muajsh betejë gjyqësore që  bëri për të ndriçuar të vërtetën dhe ligjin. Aleksandri u lirua në shkallën e dytë me 19 nga 20 akuza, siç kishte sugjeruar Avokati i Përgjithshëm një muaj më parë, dhe kishte mbetur vetëm një dënim i vogël për kundërvajtje, mbi të cilin ai duhej të lihej i lirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!