Kompozitori i muzikës së teatrit dhe filmit Mark Luli sëfundmi ka realizuar muzikën e shfaqjes “ Maskuar”. Në një intervistë për ABC Neës ai thotë se muzika shqiptare ka humbur ADN e saj.
Tabani dhe melosi shqiptar e ka udhëhequr në 40 vite krijimtari muzikore kompozitorin Mark Luli.
Ai vitet e fundit është mjaft prezent me krijmtarinë e muzikes për shfaqje teatrale , ku ka bashkëpunuar me regjisorët më në zë. Sëfundmi ai ka krijuar muzikën e shfaqjes “Maskuar”. Këtu ai pranon se lëmi kërkues është i largët, për shkak se pjesa është e huaj
Asnje shfaqje teatrale nuk mund të quhet e kuruar deri në detaj, pa kostumografinë, skenografinë dhe tingullin muzikor, edhe pse regjisori quhet mbreti, i cili merr përsiper suksesin dhe dështimin. Por muzika është si frymëmarrje e cila lajmëron ngjarjet me tingull.
Mark Luli është një prej kompozitorëve të angazhuar në Teatër Kombëtar dhe teatro të ndryshme në vend. Por ai thotë me dhimbje se muzika shqiptare ka humbur ADN e saj.
Kompozitori pranon se shpesh në Teater i ka ndodhur të dëgjojë muzikë të montuar, por ai thotë se në çdo pjesë shqiptare krijon një muzikë, e cila i përshtatet pjesës në dramacitet dhe lirikë.
Kompozitori Mark Luli krahas krijmtarisë posedon edhe një prej muzeve më të mëdhenj në Ballkan me vegla muzikore nga Veriu dhe Jugu, të cilat i ka mbledhur në çdo cep të Shqipërisë dhe më gjerë për 40 vite . /abcnews.al