27 marsi i vitit 1999 ishte nata e tmerrit për familjen Qerkezi në Gjakovë. Forcat serbe ia morën bashkëshortin dhe djemtë atë natë dhe nuk ia kthyen as të vdekur. Vetëm mbetjet mortore të dy prej tyre janë kthyer dhe kanë tashmë një vend-prehje. Djemtë e saj, Artani 24 vjeç, Armendi 23, Ardiani pa I bërë 18 vjeç, Edmondi 14 vjeç dhe bashkëshorti Halimi, 53 vjeç, u morën dhe u ekzekutuan të gjithë. Ferdonija është e vetme, një familje e tërë e shuar.
Ferdonije Qekrezi: “I shoh ëndërr që po vijnë, para dy ditësh madje, djalin e dytë e pashë, erdhën lart, më parafytyrohen shumë, sidomos djali I vogël, e ka pasur zakon, vinte si tinëz, vetëm për të më trembur mua, ja nganjëherë më duket që më shfaqet parasysh.”
Veprore Shehu, nga Medica Kosova, thotë se dhembja më e madhe është se nuk dinë si kanë vdekur ata dhe se Serbia, nuk është e gatshme as t’i pranojë krimet e luftës.
“Asgjë nuk ka ndryshuar, të njëjta kushte duhen përmbushur. Asgjë nuk ka lëvizur në raport me Serbinë, Serbia absolutisht nuk është e gatshme t’i pranojë krimet që kanë bërë gjatë luftës në Kosovë, të pranojë përgjegjësinë si shtet, mirëpo jo vetëm që nuk e pranon, por në njëfarë forme, e paraqet veten si viktimë.”
Shtëpia muze Qekrezi në Gjakovë është e gjitha një dhimbje e madhe dhe një kujtesë historike e tmerrit që përjetuan shqiptarët e Kosovës nën thundrën e Beogradit.