“Kohë që lanë gjurmë në jetën tonë”, stafi i Infektivit kujton ditët e vështira të pandemisë

schedule20:04 - 23 Qershor, 2021

schedule 20:04 - 23 Qershor, 2021

Stafi i shërbimit të Infektivit që prej më shumë se një viti është përballur në vijën e parë me koronavirusin ka punuar së fundmi një kënd kujtese.

Në këtë kënd janë vendosur fotot e atyre që sakrifikuan jetën e tyre personale dhe familjet për t’u ndenjur pranë të sëmurëve me Covid-19, që nga sanitaret e deri tek drejtuesja Najada Çomo.

https://youtu.be/upzCGcZ0yOM

Aty mund të shihen pamje të pacientëve, të infermierëve me fytyrat e ënjtura nga pajisjet mbrojtëse, momente të vështira dhe momente gëzimi.

Sot të gjitha spitalet Covid, përveç Infektivit, janë mbyllur dhe sistemi shëndetësor duket sikur më në fund po merr frymë lirshëm. Numri i të infektuarve ditorë është gjithnjë e në rënie, por fotot e printuara në këndin në fjalë, siç shprehen mjekët janë “kohë që kanë lënë gjurmë në jetën e tyre profesionale dhe atë shpirtërore. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!