Vjeshtë, por njerëzit nuk i ndahen detit

schedule22:10 - 3 Nëntor, 2018

schedule 22:10 - 3 Nëntor, 2018

Ditët e para të muajit Nëntor po ofrojnë kushte ideale për të bërë plazh në bregdetin e Vlorës. Megjithëse pushuesit janë të paktë, ata kanë shijuar bregdetin dhe janë larë në det.

Plazh në vjeshtë. Në Vlorë edhe në Nëntor ka qytetarë që lahen në det. Temperatura jo të zakonshme për stinën, por natyrisht që shfrytëzohen mjaft mirë për të kaluar një fundjave ndryshe. Pushuesit janë të paktë, por disa prej tyre vijnë nga shumë larg, nga SHBA. Për këta të fundit është pak e çuditshme që në këtë periudhë të vitit të bëhet plazh.

“Banoj në Amerikë për më shumë se 20 vite dhe kjo është surpriza më e bukur që përjetoj një kohë shumë të mirë dhe plazhi është fantastik, njerëzit janë të mrekullueshëm”, u shpreh një pushuese.

Pushuesit në Vlorë thonë se janë kushtet ideale për të shijuar detin.

“Tani është qetësi se në verë është rrëmujë. Dielli është i butë nuk të djeg shumë tani”, tha një pushues./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!