Rama kthehet pas në kohë: 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre socialistëve

schedule08:41 - 23 Qershor, 2021

schedule 08:41 - 23 Qershor, 2021

8 vite më parë shqiptarët iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur PS në krye të vendit e cila qeveris prej dy mandatesh radhazi dhe tashmë ka siguruar edhe një të tretë.

Kryeministri Edi Rama është kthyer pas në kohë duke ndarë një foto me simpatizantë socialistë pikërisht 8 vite më parë.

“Si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre Partisë Socialiste të Shqipërisë. Shqipëria e ardhmja jonë”, shkruan Rama. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!