Dejvi Bregu shënoi 16 gola sezonin e fundit, u shpall golashënuesi më i mirë i Superiores dhe ndihmoi Teutën të fitonte titullin kampion me golat e tij të rëndësishëm.
Sulmuesi vlonjat, një ndër lojtarët më të mirë të Superiores, do të transferohet në futbollin turk, menjëherë pasi të përfundojë aventurën europiane me skuadrën durrsake.
25-vjeçari do të vazhdojë karrierën te Boluspor, ekipi i divizionit të dytë të futbollit turk, aty ku luan edhe portieri Gentian Selmani.
Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi i Boluspor, që bën të ditur që ka gjetur marrëveshjen financiare me sulmuesit e krahut të majtë. /abcnews.al