Shkeljet ligjore të biznesit kanë futur në arkën e shtetit rreth 45 milionë lekë në muajin Tetor. Kjo shumë është vlera e penalizimeve që Drejtoria e Hetimit Tatimor ka përcaktuar për 1,422 subjekte nga 4,170 ku u ushtruan kontrolle.
355 prej tyre nuk kanë lëshuar kuponin tatimor, 18 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike, për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë. Penalizimet e tjera janë për mosdeklarim të punonjësve dhe pasi kanë rezultuar të paregjistruar në organet tatimore.
Kontrollet janë ushtruar në disa qytete dhe në në pikat e tregtimit të karburanteve në të gjithë vendin. /abcnews.al