Fotografi nga Kosova ekspozon “nudot” në Shkodër

schedule19:19 - 20 Qershor, 2021

schedule 19:19 - 20 Qershor, 2021

Nga Simon Shkreli 

Një xham me avull, pas tij silueta e një vajze nudo. Distanca dhe pengesa janë intriguese. Përmes secilës fotografi rrëfen një histori të sotme apo të shkuar.

Fotografi i njohur nga Kosova Fahrudin Spahija ka hapur ekspozitën e tij personale “Mendo për mua” në galerinë “Oda” në Shkodër. Për artistin është momenti të eksperimentojë pasi tradicionalja është konsumuar.

Autori merr me vete vazhdimisht përvojë si unë me fotografinë, vjen koha kur ngopet me diçka dhe nis të eksperimentojë. Unë përmes xhamit përpiqem të krijoj një gjendje jo reale, duke përdorur fotografinë tradicionale me një pengesë përmes meje dhe subjektit” shprehet Fahrudin Spahija, fotograf.

Çdo detaj ne fotografitë nuk i lihet rastësisë. “Planifikoj fotografinë me filtra jo realë. Pak i lë rastësisë”.

Është shekulli i imazhit. Teknika sot ka krijuar shumë mundësi. Artisti të mundet të krijojë dhe të përmirësojë imazhin.

“Me këtë agresion të imazheve mund të ndodhë gjithçka. Ka njerëz që nuk i vënë kufi deri ku mund të shkohet me marifete që teknologjia na jep” tha ai.

Fotografi Spahia ka përdorur filtra organikë, si qelqi dhe avulli që i bën më mitike trupat e vajzave dhe ngjall imagjinatën. Fotografitë kanë emrat realë por edhe tituj. Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!