Teuta ka bërë afrimin e parë në merkato. Durrsakët kanë nënshkruar me Hristijan Dragarski, qendërmbrojtësin 29-vjeçar që sezonin e fundit ishte pjesë e Pelister në Maqedoninë e Veriut.
Ai është bashkuar me “Djemtë e Detit”, pasi ka hedhur të zezën mbi të bardhë dhe do të jetë alternativë për trajnerin Edi Martini, i cili ka në dispozicion për prapavijën edhe Rustem Hoxhën dhe Renato Arapin.
Dragarski ka qenë në të shkuarën pjesë e moshave të Maqedonisë së Veriut, deri tek U21, ndërkohë që është aktivizuar edhe me Strugën e Pobedën në vendlindje.
Mbrojtësi ka luajtur edhe me Radnik Surdulica në Serbi dhe Concordia Chiajna në Rumani dhe tani bëhet gati të provojë eksperiencën e parë në Superiore. /abcnews.al

