Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Protesta po reduktohet”, Nura: Mungon pjesëmarrja dhe argumentet, në demokraci vendos shumica

schedule23:41 - 19 Qershor, 2026

schedule 23:41 - 19 Qershor, 2026

TIRANË- Protestuesit u mblodhën sërish përpara kryeministrisë në ditën e 20 të protestës. Disa qindra vetë vazhdojnë të kërkojnë anulimin e investimit në Zvërnec, ndërsa nga Bashkimi Europian është dhënë drita jeshile për zhvillimet në përputhje me ligjet mjedisore europiane.

Në protestat e fundit është vënë re një pjesëmarrje modeste, gjë që u reflektua edhe në ditën e sotme. Pas përfundimit të mbajtjes së fjalimeve përpara kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës.

Pas protestës së 19, Policia e Tiranës ka proceduar 27 protestues të tjerë, pasi ata kanë penguar lëvizjen e qytetarëve dhe të mjeteve në rrugë, pasi kanë devijuar nga perimetri i caktuar për tubimin e tyre.



Gazetari i njohur Artur Nura, i ftuar në “Ora e Fundit” u shpreh se protestat kanë impakt pozitiv në vendet demokratike, por shtoi se qytetarët duhet të jenë vigjilentë dhe nuk duhet të pranojnë të keqpërdoren.

Ai theksoi se numri i pjesëmarrësve në këtë protestë dëshmon se ajo po vjen duke u reduktuar. Gazetari theksoi se rrjetet sociale kanë ndikuar në shpërndarjen masive të keqinformimit mbi numrin e protestuesve.

“Protesta  në një shoqëri demokratike mund të sjellin të mirë, por vetëm duke respektuar ligjin. Protesta drejt degradimit, mungojnë argumentet. Me ngritja zëri nuk forcohet argumenti, por tregon se je i dobët.

Fakti që ti kërkon të imponohesh, edhe kjo që po ndodh në Tiranë, ku vijon marshimi, njerëzit fillimisht duhen pyetur dhe nuk mund t’u imponohesh atyre. Ka një mungesë në pjesëmarrje dhe protesta po reduktohet. Kur ti nuk del me plan dhe nuk merr qëndrim t’i vë në dyshim lëvizjen.

Situata është kaotike dhe jo e qartë. Në demokraci vendos shumica, nuk imponohet mendimi. Keqinformimi është bërë nga rrjetet sociale. Protestat me inteligjencë artificiale dëmton dhe imazhin e turizmit”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!