Një viktimë dhe 8 raste të reja me Covid në Kosovë

schedule14:44 - 20 Qershor, 2021

schedule 14:44 - 20 Qershor, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit  në Kosovë ka humbur jetën një pacient nga Covid  dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 8 raste të reja.

Sipas raportit të fundit të Ministrisë bëhet me dije se 2.112 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid vetëm tetë raste të reja.

Në orët e fundit janë shëruar 9 pacientë ndërsa numri i rasteve aktive me koronavirus është 174.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid është 107,653 mes të cilëve kanë humbur jetën 2,252 pacientë.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!