Kritika pafund për Spanjën, që mbrëmjen e kaluar regjistroi barazimin e dytë radhazi shtëpiak në Euro 2020. Djemtë e Luis Enrique barazuan 1-1 në Sevilla me Poloninë. Rezultati dhe loja kanë sjellë zhgënjim të madh te tifozët, të cilët kanë shpërthyer në kritika.
Legjenda e Real Madrid, Jorge Valdano tregon për El Transistor se çfarë nuk shkon te Spanja, teksa zgjedh Italinë e Roberto Mancinit si skuadrën më të mirë në Euro 2020.
“Shihet qartë që Spanja nuk ka futbollistë të nivelit të lartë, një gjë e tillë dallohet lehtësisht në turne si Euro 2020. Ekipit i mungoi bindja dhe thellësia, Rodri nuk më pëlqeu.
Edhe Anglia e Franca po hasin vështirësi në gjetjen e golit. Favorite? Unë mendoj se skuadra më e mirë është Italia“, shprehet argjentinas i njohur. /abcnews.al