Sot nisin ndeshjet e treta dhe të fundit të grupeve në Euro 2020. Grupi A i pari, aty ku Italia e vendit të parë (6) ka siguruar kualifikimin. Të kaltrit e Roberto Mancini përballen me Uellsin e vendit të dytë (4), ndaj të cilëve mjafton një barazim për të siguruar vendin e parë në grup.
Sfida do të zhvillohet në “Olimpico” të Romës, duke nisur prej orës 18:00. Trajneri i Italisë do të përfitojë për të kryer rotacion. 18 vite më parë është zhvilluar sfida e fundit mes këtyre dy kombëtareve. Italia fitonte 4-0 në “San Siro” të Milanos. Në të njëjtën orë edhe Zvicër (1)-Turqi (0).
Group A ✅ Who will join Italy in the Round of 16? #EUROfixtures | #EURO2020 | @bookingcom
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) June 20, 2021
Helvetët kanë vetëm një pikë dhe fitorja është alternativa e vetme. Katër skuadrat e treta më të mira të gjashtë grupeve sigurojnë kalimin në raundin tjetër. Turqit kanë humbur dy takimet e para ndaj Italisë dhe Uellsit.
Kualifikimi është tepër i vështirë, por kombëtarja turke do të tentojë të marrë pikët e para në Euro 2020. Ndeshja do të luhet në ” Baku Olympic Stadium” të Azerbajxhanit (18:00). Dueli i fundit mes dy ekipeve përkon 13 vite më parë dhe Turqia fitonte 2-1. /abcnews.al