Një i ri nga Fushë-Kruja është vënë në prangat e policisë pasi iu gjet një armë zjarri.
Edison Ajazit iu gjet në dhomën e gjumit një automatik model 56 si dhe një krehër me 15 fishekë luftarakë.
Policia njoftoi se arrestimi i Ajazit u bë i mundur falë bashkëpunimit me komunitetin.
Kjo pasi kishin informacione se në afërsi të banesës së tij në lagjen “Magaze” janë dëgjuar të shtëna me armë. Arma dhe fishekët u sekuestruan nga autoritetet. /abcnews.al