Qëndrimi i Zelenskyt për mosnjohjen e shtetit të Kosovës bërë nga Beogradi, krah për krah më presidentin serb Aleksandër Vuçiç, gjithësesi nuk përfaqëson mendimin e të gjithë politikës në Ukrainë.
Oleksiy Goncharenko, deputet i Parlamentit ukrainas nga partia opozitare Solidariteti Evropian dhe përfaqësues i Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cilësoi atë si “gabim diplomatik”.
“Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës. Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e saj dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë.”
Partia e Goncharenko është e lidhur më ish presidentin Petro Poroshenko, ndërsa vetë deputeti njihet për qëndrimet e tij për migracionin, refugjatët dhe personat e zhvendosur.
Deklarata e Zelenskyt është kundërshtuar nga Tirana dhe Prishtina zyrtare, ndërsa kryetari i komunës së kryeqytetit Përparim Rama urdhëroi heqjen e banerit në sheshin kryesor ku shkruhet “free Ukraine”.
Situata shfaqet e komplikuar për shkak edhe të lidhjes së ngushtë mes Serbinë dhe Rusisë.
Moska përpos mbrojtjes që i bënë Beogradit dhe luftës së saj në Kosovë, ka artikuluar jo pak herë edhe kërkesën për ti dënuar krerët e UÇK në Hagë./abcnews.al


