Igli Dalipi 24-vjeç është dërguar me urgjencë në Tiranë, pasi mësohet se ka konsumuar përnjëherë, të gjitha ilaçet me të cilat ai kurohej.
I riu nga Gjirokastra është gjetur nga familjarët e tij, të cilët fillimisht e kanë dërguar në spitalin e Gjirokastrës në gjendje kome.
Por për shkak të përkeqësimit, është kërkuar ndihmë për helikopter me qëllim transportimin drejt kryeqytetit për ndërhyrje më të specializuar.
/abcnews.al/