Agim Ibraimi ishte një nga lojtarët më të mirë të sezonit të shkuar te Kukësi, që i besoi gjatë garës edhe shiritin e kapitenit.
Shqiptari nga Maqedonia e Veriut ka pasur propozime të ndryshme gjatë kësaj vere, por verilindorët nuk duan ta lëshojnë.
Te Kukësi e llogarisin pjesë të skuadrës edhe sezonin e ardhshëm dhe bëjnë me dije se numri 10 është nën kontratë me ta.
Pavarësisht kësaj, “Panorama Sport” shkruan se Ibraimi ka marrë një ofertë nga Dinamo që po tenton të përforcohet pas rikthimit në Superiore.
Në skenë mbetet edhe Rron Broja, të cilit i ka përfunduar kontrata me Partizanin. Sipas të njëjtit burim situata ka ndryshuar dhe mesfushori është pranë nënshkrimit të marrëveshjes së re me “demat”. /abcnews.al