Ditë firmash te Partizani ditën e sotme. Pasi nënshkroi Herald Marku që bëhet përforcimi i dytë i “Demave të kuq”, tashmë ka ardhur edhe firma e Jurgen Bardhit, që zgjat bashkëpunimin edhe një sezon me klubin kryeqytetas.
“FK Partizani zyrtarizon zgjatjen e bashkëpunimit me Jurgen Bardhin. Klubi dhe lojtari kanë rinovuar kontratën dhe sulmuesi 23 vjeçar do të jetë pjesë e 16-të herë kampionëve të vendit edhe për një tjetër sezon.
Bardhi pjesë e klubit që nga ekipet zinxhir të Akademisë, gëzon besimin e plotë të drejtuesve duke u konsideruar një prej lojtarëve më të spikatur të ekipit dhe kampionatit tonë”, shkruhet në njoftimin e Partizani. /abcnews.al