Siç abcnews.al mësoi ditën e sotme, Herald Marku e ka mbyllur zyrtarisht me Vllazninë. Mesfushori, i cili pritet t’i bashkohet Partizanit, ka publikuar një letër falënderimi dhe lamtumire për Vllazninë, ku ia bën “qokën” e falënderimit të gjithë atyre me të cilët kaloi dy sezone të suksesshme në Shkodër.
POSTIMI I MARKUT – Përshëndetje! Pas dy sezonesh të paharrueshme me Vllazninë, erdhi momenti të filloj një kapitull të ri në karrierën time. Kalova çaste të mrekullueshme dhe që do t’i mbaj mend gjatë. Dua të falënderoj Bordin Drejtues për mundësinë e dhënë, për të qenë pjesë e Vllaznisë, kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi, drejtorin Suad Lici dhe sponsorin Alban Xhaferi.
Falënderoj stafin teknik, trajnerin Thomas Brdaric për besimin dhe mbështetjen e madhe për mua gjatë sezonit, Elvis Plorin, Safet Osja, Ideal Lekiqi dhe Altin Nikshiqi. Falënderoj stafin mjekësor, Zydi Coba, Ilirjan Haxhaja dhe Ani Ferhati.
View this post on Instagram
Falënderoj të gjithë shokët e ekipit që çdo sfidë e kaluam së bashku. Çdo moment ishim si një familje për mua. Falënderoj kapitenin Erdenis Gurishta për mbështetjen që nga dita e parë.
Nuk mund të harroj pa falënderuar të gjithë tifozët e mrekullueshëm të Vllaznisë. Kanë gjetur mundësinë të na përkrahin gjithmonë edhe në këtë vit të vështirë. Ju falënderoj përzemërsisht! /abcnews.al