Interi u kthen mbrapsht ofertat, PSG dhe Chelsea vijnë me propozime të reja për Hakimin

schedule20:57 - 16 Qershor, 2021

schedule 20:57 - 16 Qershor, 2021

Chelsea raportohet të ketë rritur ofertën për mbrojtësin e djathtë të Interit, Achraf Hakimi në 60 milion euro, plus Marcos Alonso. Ndërkohë PSG ofroi 65 milionë euro “cash”.

Zikaltërit e kanë bërë të qartë se ata nuk do ta lejojnë marokenin të shkojë për më pak se 80 milion euro, edhe pse kjo mund të arrihet me 70 milion euro para, plus bonuse të lidhura me paraqitjet e lojtarit më pas.

 

Të dy klubet kishin ofruar më parë 60 milion euro dhe ato propozime u refuzuan nga Inter. Sipas gazetës La Repubblica, Paris Saint-Germain rriti ofertën e tyre në 65 milion euro në rast, duke iu afruar numrit “magjik”.

Chelsea në vend të kësaj ka dhënë të njëjtën shumë prej 60 milion eurosh, por me mbrojtësin e majtë Marcos Alonso në tavolinë gjithashtu. Është e vërtetë që Interi ishte i interesuar për Alonso në verën e shkuar, por në krye të zikaltërve ishte Conte dhe jo Inzaghi.

Shefi i ri Simone Inzaghi mund të dëshirojë një profil ndryshe nga ai i spanjollit 30-vjeçar. Alonso ka përvojë në Serie A sepse ka luajtur te Fiorentina në periudhën 2013-2016. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!