Ebrima Darboe është një nga të paktët futbollistë të rinj, që kanë kaluar një jetë të vështirë dhe kanë luftuar me kushtet ekstreme për të mbërritur në majën e futbollit.
20-vjeçari ka lindur në Gambia dhe në moshën 14-vjeçare vendosi ta lërë vendin e tij për të provuar të punojë jashtë vendit për të shmangur urinë, një “pandemi” më vete në Afrikë.
Fillimisht ai shkoi në Libi dhe më pas mundi të arrijë në Itali, ku kërkoi azil dhe fqinjët tanë e pranuan, duke e strehuar dhe e dërguar në shkollë, ku nisi edhe të luajë futboll.
"The most beautiful moment I could experience."
Five years after leaving to pursue his dream, Ebrima Darboe is reunited with his mother. ❤️
In that time he made the journey (alone) to Italy, caught the eye with his football talent, and this year made his debut for #ASRoma. pic.twitter.com/mSj3iDu2sa
— AS Roma English (@ASRomaEN) June 16, 2021
Skautët e Romës e vunë re talentin e tij dhe e bënë pjesë të akademisë së kryeqytetasve. Në vitin 2019 ai debutoi me ekipin e dytë dhe sezonin e shkuar debutoi në një ndeshje ndaj Manchester United.
20-vjeçari është kthyer në Gambia, vendin ku ka jetuar dhe ka takuar nënën e tij pas plot 5 vitesh të ndarë. Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Romës, që tregon edhe pamjet e takimit shumë emocional. /abcnews.al