Bashkia e Patosit ka marrë masat për të evituar problemet me përmbytjet në zonë. Situata bëhet e rëndë sa herë ka reshje dhe vërshimeve për shkak të bllokimit të përrenjve. Për këtë arsye ka nisur pastrimi dhe sistemimi i tyre.
Këto vija uji në dukje të padëmshme, gjatë dimrit, shndërrohen në makthin e banorëve te lagjeve periferike në patos.
Bllokimi i shtratit nga mbeturinat dhe ndërtimet bëjnë që ujërat e këtyre përrenjve të dalin nga shtrati në dimër, ndërsa në verë janë pellgje të ndotur.
Banorët ia kanë frikën megjithëse thjesht përrua. Dëmet e shkaktura nga përroi i Dukasit, janë po aq të rënda sa ato që shkakton një lumë kur del nga shtrati.
“Bënte përmbytje. Ka ardhje në dimër ai”, tha një banor.
“Përderisa tubinat i ka të ngushta nuk i përballon dot”, tha një tjetër.
Këto janë punë që i takojnë bordit të kullimit si autoritet i specializuar për sistemin kullues dhe vaditës. Por është pikërisht ky ngërç kompetencash që e ka sjellë situatën deri në këtë pikë.
Bashkia e Patosit po ndërhyn vetë duke nisur me më problematikun, përroin e Dukasit. Aty rrjedha e përroit është bllokuar tërësisht. Fillimisht po pastrohet shtrati ndërsa në fazën e dytë do të prishen edhe objektet e ndërtuara mbi përrua.
“Ky është më problemeatiku sepse të gjitha objeket që janë ndërtuar këtu dhe rreth fushës së sportit në të gjitha ditët e reshjeve me sasira të larta janë përmbytur”, tha Rajmonda Balili, kryetare e Bashkisë Patos.
Zonën e Patosit e përshkojnë 4 përrenj shtrati i të cilëve jo vetëm nuk është pastruar prej vitesh, por në disa raste është bllokuar nga mbetjet dhe ndërtimet. Çdo dimër ujërat e tyre dalin nga shtrati duke përmbytur dhjetëra banesa. /abcnews.al