Një i ri shqiptar u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia italiane për shkak se sulmoi menaxherin e një lokali. Sherri mes tyre nisi për ndryshimin e muzikës, kërkesë e cila nuk u pranua nga menaxheri i barit ku shqiptari po qëndronte bashkë me shokun e tij italian.
Më pas gjithçka përshkallëzoi dhe shqiptari i hetuar në të kaluarën, goditi menaxherin me një shishe qelqi në qafë duke i shkaktuar atij dëmtime.
Ai rrëzoi disa orendi në lokal dhe më pas u largua. Policia arriti ta kapë pas disa minutash. Në momentin e arrestimit, i riu shqiptar bëri rezistencë dhe tashmë do gjykohet edhe për kundërshtim të forcave të rendit. m.v/abcnews.al