Defektet e automjeteve që përbëjnë rrezik për pasagjerët, shikimin apo sistemin e dritave ka bllokuar disa automjete që nuk plotësojnë kriteret për të qarkulluar të cilat nuk do ta kalojnë kolaudimin. DPSHTRR ka ndarë disa foto të makinave me dëmtime, që kanë ngecur për shkak të gjendjes së tyre duke paralajmëruar drejtuesit e mjeteve të riparojnë ato në afatet ligjore të përcaktuara.
“Deri dje ja gjenin anën! Sot NGEL! NUK KALON KOLAUDIMIN! Këto parregullsi të rënda, disa prej tyre edhe në sistem drejtimi të mjetit, në goma, disa me rrezik për pasagjerët, për shikimin apo sistemin e dritave, për ambientin, për të tretët, shumica shkak për rrezik për mjetet e tjera në qarkullim apo për aksidente me pasoja, të gjitha për neglizhencë e moskokëçarje, moskujdes i gjatë mirëmbajtjeje mjeti, ju ngarkojnë me përgjegjësi!
Riparoni mjetet rrugore në afatet ligjore! DPSHTRR, Policia Rrugore dhe Task Forca e Transportit Rrugor – MIE do të jenë pengesë e pakalueshme për këto raste skandaloze – deri në ndalimin përfundimtar të qarkullimit dhe masa të rënda për poseduesit e këtyre mjeteve nëse konstatohen në këtë gjendje në qarkullim!”, thuhet në njoftim. m.v/abcnews.al