Pesë persona kanë rënë në pranga ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.
Policia ka arrestuar një 43-vjeçare pasi ka ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.
Gjithashtu në pranga ka rënë 24-vjeçari R.Ç i cili në 13.06.2021 ka goditur me thikë 30-vjeçarin R.Ç, i cili është transportuar në spital ku edhe ka marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e 21 vjeçarit J. N., pasi ka aksidentuar biçiklistin I. S., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-Sh. G., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
-S. Gj., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin gjendje të dehur.
Po ashtu Policia bën me dije se më datë 14.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, 57 vjeçarin S. H., pasi u konstatua duke kryer ndërtime pa leje.
Gjithashtu edhe për 61-vjeçarin V.N më datë datë 14.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pasi ky i fundit u konstatua për ndërtime pa leje.
Tiranë/Informacion
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases S. D., 43 vjeçe, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 24 vjeç, pasi me datë 13.06.2021, ka goditur me një mjet prerës shtetasin L. K., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-J.N., 21 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin I. S., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-Sh. G., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
-S.Gj., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin gjendje të dehur.
-Më datë 14.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S. H., 57 vjeç, sepse në fshatin Kashar, në një objekt, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.
Më datë 14.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V. N., 61 vjeç, pasi në Sauk, në banesën e tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/